Kombëtarja shqiptare ka bërë publik formacionin zyrtar për përballjen e sontme ndaj Finlandës, në kuadër të UEFA Nations League. Një sfidë e rëndësishme për kuqezinjtë.
Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, gardiani që do të ketë përgjegjësinë të mbrojë me krenari rrjetën kuqezi. Në repartin defensiv do të rreshtohen kapiteni Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Mario Mitaj dhe Ivan Balliu, me detyrën për të mbyllur hapësirat dhe për të ndalur ofensivën finlandeze.
Në mesfushë, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi do të jenë përgjegjës për organizimin e lojës, kontrollin e topit dhe krijimin e rasteve për sulmuesit shqiptarë.
Por vëmendja kryesore është te reparti ofensiv, Rey Manaj do ta udhëheqë sulmin shqiptar, me synimin për të shënjestruar portën e Finlandës dhe për të tundur rrjetën kundërshtare. Një gol i tij do të ishte arsye për të shpërthyer në festë mijëra zemra kuqezi!
Sonte, fanella kuqezi kërkon shpirt luftarak, përkushtim dhe krenari. Në fushë zbresin 11 futbollistë, por pas tyre qëndron një komb i tërë!
Formacioni zyrtar i Shqipërisë
1.Etrit Berisha 4. Elseid Hysaj 6. Berat Gjimshiti (C) 18. Ardian Ismajli 3. Mario Mitaj 2. Ivan Balliu? 20. Ylber Ramadani 8. Kristjan Asllani 14. Qazim Laçi 10. Nedim Bajrami 7. Rey Manaj










