Ka përfunduar pjesa e parë e takimi Italia-Francë, rezultati aktualisht është 1:1, në përballjen e vlefshme për UEFA Nations League, që po zhvillohet në stadiumin “San Siro” në Milano.
Franca kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, kur Michael Olise realizoi për 0:1, duke i dhënë avantazhin skuadrës mysafire.
Në minutën e 26-të, Jeremy Jacquet u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Italia vazhdoi të kërkonte golin e barazimit.
Përgjigjja e italianëve erdhi në minutën e 39-të. Francesco Pio Esposito shënoi për 1:1, duke rikthyer baraspeshën në rezultat dhe duke ndezur atmosferën në “San Siro”.
Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet 1:1, me të dyja përfaqësueset që do të kërkojnë golin e fitores në pjesën e dytë.










