Futbollisti Besnik Krasniqi ka arritur shifrën e 50 golave me fanellën e FC Dritës, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit gjilanas, thuhet ne njoftimin e klubit ne rrjetin social facebook.
Sipas njoftimit, para tij në këtë renditje qëndron Xhevdet Shabani, i cili ka realizuar 66 gola.
Njoftimin plotë të FC Drita:
“BESNIK KRASNIQI 50 GOLA ME NE
Besnik Krasniqi ka arritur shifrën e 50 golave me fanellën bardhekaltër, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, pas legjendës Xhevdet Shabani, i cili ka shënuar 66 gola.”
Etiketat
#FC Drita










