Një skenë e shëmtuar ka marrë vëmendje të madhe pas ndeshjes së Saudi Pro League ndërmjet Al-Taawoun dhe Al-Hilal.
Gjatë takimit, një grup tifozësh të Al-Taawoun nisën të brohorasin vazhdimisht emrin “Jota! Jota! Jota!” në drejtim të mesfushorit të Al-Hilal, Rúben Neves, duke përdorur emrin e mikut dhe ish-bashkëlojtarit të tij të ndjerë, Diogo Jota, për ta provokuar emocionalisht.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨
— عزيز الدهمشي (@Azizihere1) September 12, 2026
شاااااااااهد ما حدث بين روبن نيفيز وجماهير التعاون بعد ترديد جماهير التعاون اسم صديقه " جوتا "
😨😨😨😨😨😨😨😨😨😨😨😨😨😨 https://t.co/roaQ2ApPdj pic.twitter.com/3Bkrl4lT7L
Neves reagoi menjëherë ndaj brohoritjeve. Portugezi u kthye kah tribuna, tregoi me gisht drejt qiellit dhe, sipas raportimeve, iu drejtua tifozëve me fjalët: “Zoti ju sheh.”
Diogo Jota dhe Neves kishin një lidhje të ngushtë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ata kishin luajtur së bashku te Porto, Wolverhampton dhe në Kombëtaren e Portugalisë. Jota humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë në korrik të vitit 2025.
Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta, pasi emri i futbollistit të ndjerë u përdor si mënyrë për të provokuar Nevesin gjatë ndeshjes.
Në aspektin sportiv, Al-Hilal dominoi takimin, duke e mposhtur Al-Taawoun me rezultat të thellë 6:0, por pamjet e incidentit në tribuna morën një pjesë të madhe të vëmendjes pas ndeshjes.









