FC Vushtrria dhe FC Drenica do të përballen këtë të diel më 13 shtator, në kuadër të javës së gjashtë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 16:00.
Përballja vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat, të cilat do të kërkojnë pikët e plota për të avancuar renditjen në kampionat.
Sipas njoftimit të FC Drenicës, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e shikuesve, për shkak të dënimit të shqiptuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Njoftimi e klubit të futbollit FC Drenica e keni më poshtë:
"Për shkak të dënimit të skuadrës vendase nga FFK-ja, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e shikuesëve!
FC Vushtrria vs FC Drenica
E Diel | 13 Shtator | Ora 16:00 |
"Liman Gegaj” Malishevë
Java e 6-të e Albi“









