Vëmendja e basketbollit vendor zhvendoset në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli do të përballet me Pejën në një duel mjaft të rëndësishëm, për të dyja skuadrat që synojnë fitoren.
Pritet një përballje me rivalitet të fortë, intensitet dhe emocione, pasi të dy ekipet do të kërkojnë të japin maksimumin në parket për të arritur objektivin e tyre.
Mbështetja e tifozëve pritet të jetë një element i rëndësishëm në këtë ndeshje, ku çdo aksion mund të ketë peshë në rrjedhën e takimit.
Ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja zhvillohet sot (11.10.2026) në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me fillim nga ora 17:00.
Kujtojmë se me nga një ndeshje më pak të zhvilluar për të dyja skuadrat, Peja aktualisht është në pozitën e 4-të me 5 pikë, dy ndeshje të fituara dhe një humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli në pozitën e 6-të me 4 pikë, një fitore dhe dy humbje.










