Liridon Leci ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me incidentin e raportuar pas emisionit “Dueli Sportiv”.
“Dua t’i kërkoj falje familjes sime, kolegëve dhe të gjithë njerëzve të mi të afërt për shqetësimin që kanë përjetuar.” - ka thënë Leci.
Leci ka theksuar se pretendimet e ngritura ndaj tij nuk përfaqësojnë edukatën e familjes dhe vlerat e tij si sportist.
“Më shumë nuk dua të them rreth kësaj çështjeje, sepse drejtësia e tha të vërtetën.” - ka thënë ai.
Në fund, ai falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e mbështetën gjatë kësaj periudhe.










