Cristiano Ronaldo ka gjetur rrugën drejt golit në minutën e 42-të, por vëmendja rreth Al-Nassrit është përqendruar edhe te situata e sigurisë në Arabinë Saudite, ku alarmet shkaktuan vonesë në zhvillimin e ndeshjes së skuadrës së tij ndaj PFC Neftchi Fargona.
Ronaldo realizon, Angelo Gabriel kishte shënuar më herët
Angelo Gabriel kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 33-të, pas asistimit të Nawaf Al-Boushail. Vetëm nëntë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 42-të, pas një asistimi të Ayman Yahyas, duke lënë gjurmën e tij në këtë përballje.
Pjesa e parë përfundoi pas gjashtë minutave shtesë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë të dyja skuadrat bënë ndryshime në formacion.
Alarmet në Riad, shqetësim për ndeshjen e Al-Nassrit
Siç raportoi më herët VAR Kosova, ndeshja e Al-Nassrit ndaj PFC Neftchit Fargona, e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë, ishte paraparë të zhvillohej në orën 20:15, por u shty për shkak të situatës së sigurisë në Riad. Sipas raportimit, një shpërthim në aeroportin e Riadit dhe alarmet e dëgjuara edhe në stadium shkaktuan shqetësim, duke bërë që ndeshja të mos niste në kohën e planifikuar.
Kështu, përveç paraqitjes së Cristiano Ronaldos në fushë, vëmendja u përqendrua edhe te zhvillimet jashtë saj, të cilat ndikuan në orarin e ndeshjes së Al-Nassrit.










