Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka miratuar me kusht aplikimin e KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026.
Sipas vendimit të FBK-së, kompetencat e të cilit burojnë nga Statuti i Federatës, Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Në njoftimin e FBK-së thuhet se miratohet me kusht aplikim për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026 në qytetin e Rahovecit
“Miratohet me kusht aplikimi i KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026, e cila do të zhvillohet në Palestrën Sportive ‘Mizahir Isma’ në Rahovec.” thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, klubi nga Rahoveci është obliguar të përmbushë kërkesat organizative, teknike, të sigurisë dhe obligimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja.
“KB Rahoveci 029 obligohet që të përmbushë të gjitha kërkesat organizative, teknike dhe të sigurisë, si dhe obligimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja me Vendimin e Bordit të FBK-së të datës 28.08.2026, që do specifikohen edhe me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029” njofton federata.
Sa i përket të hyrave nga shitja online e biletave, FBK-ja ka bërë të ditur se mënyra e administrimit dhe destinimi i tyre do të përcaktohen përmes kontratës mes dy palëve.
“Mënyra e administrimit dhe destinimi i të hyrave nga shitja online e biletave, si dhe përmbushja e obligimeve financiare të klubit ndaj FBK-së, përcaktohen me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029”, thuhet në njoftim.
Në fund, bëhet e ditur se Bordi i FBK-së ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës për lidhjen e kontratës me klubin nga Rahoveci.
“Autorizohet Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së që, në emër të FBK-së, të lidhë kontratën me KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026.” bën të ditur FBK.
Kujtojmë se Superkupa e Kosovës do të zhvillohet më 15 shtator 2026, ndërmjet KB Trepça dhe KB Bashkimi.
Komunikatën e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e keni më poshtë:
"Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që rrjedhin nga Statuti i FBK-së, përkatësisht neni 24, dhe pas shqyrtimit të aplikimit të KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026, Bordi i FBK-së vendos si në vijim:
1.Miratohet me kusht aplikimi i KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026, e cila do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
2.KB Rahoveci 029 obligohet që të përmbushë të gjitha kërkesat organizative, teknike dhe të sigurisë, si dhe obligimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja me Vendimin e Bordit të FBK-së të datës 28.08.2026, që do specifikohen edhe me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029.
3.Mënyra e administrimit dhe destinimi i të hyrave nga shitja online e biletave, si dhe përmbushja e obligimeve financiare të klubit ndaj FBK-së, përcaktohen me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029.
4.Autorizohet Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së që, në emër të FBK-së, të lidhë kontratën me KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026.”









