Real Madridi do të përballet me RB Leipzigun sonte [21 tetor 2026], në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, do të jetë nikoqir i skuadrës gjermane RB Leipzig, në ndeshjen që zhvillohet sonte më 21 tetor 2026, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
“Los Blancos” do të synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit vendas për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje europiane, ndërsa RB Leipzigu do të kërkojë të befasojë në udhëtim dhe të dëshmojë se mund të përballet me një nga klubet më të mëdha të kontinentit.
Ndeshja pritet të jetë një sfidë interesante, me Real Madridin që tradicionalisht ka ambicie të larta në këtë garë, ndërsa skuadra gjermane synon të paraqitet sa më mirë në skenën europiane.
Drejtësinë në këtë takim pritet ta ndaj arbitri rumun Istvan Kovacs.










