Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Sipas FFK-së, në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.
Kosova ka avancuar në renditje pavarësisht dy humbjeve ndaj Austrisë në “play-off”
“Ky avancim vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku Kosova u përball me Austrinë. Pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes.”, thuhet në komunikatë.
Edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s. Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.
Komunikata e plotë e FFK-së [21.10.2026]:
“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore.
Në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.
Ky avancim vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku Kosova u përball me Austrinë. Pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes.
Edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s. Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.”










