Mërgim Pefqeli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Futbollisti i Dukagjinit u vlerësua me këtë çmim pas paraqitjes së tij në fitoren 2:0 ndaj Malishevës, ku realizoi një gol spektakolar dhe dha kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij.
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, ndërsa vlerësimi për këtë çmim bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pefqeli është shprehur i lumtur si për fitoren, ashtu edhe për vlerësimin individual.
“E kemi analizuar shumë mirë lojën e Malishevës, pasi dihet që është një kundërshtar i fortë që vjen këtë edicion me synim për titullin kampion. Por me një analizë shumë të mirë nga trajneri Armend Dallku, e kemi realizuar gjithë punën me sukses”, ka thënë Pefqeli.
Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit dhe objektivat e Dukagjinit për këtë edicion, Pefqeli ka theksuar se synimi kryesor i klubit është sigurimi i një vendi që dërgon në Evropë.
“Të gjitha ekipet janë të forta, po ashtu edhe Gjilani që synon të jetë për titullin kampion sivjet. Realisht të gjitha ekipet jemi barabartë dhe diferencën do ta bëjnë detajet e vogla brenda lojës. Synimi ynë kryesor është dalja në Evropë. A do t’i arrijmë përmes kupës apo ligës të shohim cila do të jetë më e lehtë”, ka shtuar Pefqeli.
Ndërkohë, çmimin “Ylli i Javës” ai ia ka dedikuar vajzës së tij, duke falënderuar njëkohësisht shtabin teknik dhe bashkëlojtarët për mbështetjen.
“Falënderoj shtabin teknik dhe bashkëlojtarët, pasi pa ndihmën e tyre unë asnjëherë nuk mund të shënoj gola. Golat gjithmonë ia dedikoj vajzës sime dhe ajo bëhet shumë më e lumtur kur i sheh golat e mi. Besoj të vazhdoj sa më shumë ta gëzoj çikën time”, ka nënvizuar Pefqeli.
Komunikatën e plotë të FBK-së e keni më poshtë:
“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së pestë, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili shënoi një supergol në ndeshjen kundër FC Malishevës.
Përveç golit të shënuar, Pefqeli dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij gjatë minutave sa ishte në fushë, duke ndihmuar KF Dukagjinin drejt fitores së rëndësishme ndaj FC Malishevës (2:0). Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur për fitoren dhe vlerësimin. “E kemi analizuar shumë mirë lojën e Malishevës, pasi dihet që është një kundërshtar i fortë që vjen këtë edicion me synim për titullin kampion. Por me një analizë shumë të mirë nga trajneri Armend Dallku, e kemi realizuar gjithë punën me sukses”, ka thënë Pefqeli.
Sa i përket ndeshjes së radhës me Gjilanin dhe synimeve të klubit për këtë edicion, ai është shprehur: “Të gjitha ekipet janë të forta, po ashtu edhe Gjilani që synon të jetë për titullin kampion sivjet. Realisht të gjitha ekipet jemi barabartë dhe diferencën do ta bëjnë detajet e vogla brenda lojës. Synimi ynë kryesor është dalja në Evropë. A do t’i arrijmë përmes kupës apo ligës të shohim cila do të jetë më e lehtë”, ka shtuar Pefqeli.
Sa i përket çmimit ‘Ylli i Javës’ ai ka falënderuar shtabin teknik dhe bashkëlojtarët, derisa çmimin ia ka dedikuar vajzës së tij. “Falënderoj shtabin teknik dhe bashkëlojtarët, pasi pa ndihmën e tyre unë asnjëherë nuk mund të
shënoj gola. Golat gjithmonë ia dedikoj vajzës sime dhe ajo bëhet shumë më e lumtur kur i sheh golat e mi. Besoj të vazhdoj sa më shumë ta gëzoj çikën time”, ka nënvizuar Pefqeli.”









