Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-finales së Botërorit 2026, por jo pa vuajtje. Kampionët në fuqi fituan 3-2 ndaj Kabo Verdes pas vazhdimeve, në një ndeshje që ishte shumë më dramatike se sa pritej.
Lionel Messi e kaloi Argjentinën në epërsi në pjesën e parë, por Kabo Verde nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin, duke e çuar ndeshjen drejt një fundi tepër të tensionuar.
Në vazhdime, Argjentina gjeti sërish golin, por Kabo Verde reagoi edhe një herë, duke treguar karakter të jashtëzakonshëm përballë një prej favoritëve të turneut. Goli vendimtar erdhi nga Cristian Romero, i cili ia siguroi Argjentinës kalimin tutje.
Edhe pse u eliminua, Kabo Verde largohet nga Botërori me shumë respekt. Paraqitja ndaj Argjentinës ishte një nga historitë më të bukura të këtij turneu, ndërsa kampionët në fuqi morën një paralajmërim serioz para ndeshjes së radhës ndaj Egjiptit.






