Tifogrupi “Shqiponjat e Zeza” po vazhdon të mos e mbështesë Drenicën nga tribunat, si pasojë e një mosmarrëveshjeje që dyshohet se ka lindur pas ndryshimeve në kryesinë e klubit.
VAR Kosova ka mësuar se tifozët janë të revoltuar me drejtuesit e klubit, pasi pretendojnë se nuk po u sigurohet një hapësirë e veçantë dhe e përshtatshme për ta.
Sipas informacioneve që ka siguruar VAR Kosova, tifozëve tashmë u është “mbushur kupa” dhe janë shprehur se “janë lodhur duke dhënë gjithçka për Drenicën”, ndërkohë që, sipas tyre, kërkesat për një hapësirë të veçantë vazhdojnë të mos marrin zgjidhje.
Për të sqaruar situatën dhe për të marrë edhe qëndrimin e palës tjetër, VAR Kosova i ka dërguar pyetje zyrtare KF Drenicës, duke kërkuar shpjegime për mungesën e tifogrupit në stadium, natyrën e mosmarrëveshjes dhe hapësirën që tifozët po kërkojnë.
Deri në momentin e publikimit, VAR Kosova është në pritje të një përgjigjeje nga klubi.










