Në prag të sfidës së sotme ndaj Izraelit, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka përcjellë një mesazh motivues që përmbledh shpirtin dhe ambicien e Dardanëve.
Pas paraqitjeve pozitive në futbollin gjerman, Asllani synon që formën e mirë ta bartë edhe me fanellën e Kosovës, në një përballje ku mbështetja e tifozëve dhe energjia e gjithë skuadrës do të jenë të rëndësishme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur një moto që flet më shumë se fjalët: “Një komb. Një zemër. Një qëllim. FITORJA!” 🇽🇰
Sot, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, zemrat e të gjithë shqiptarëve rrahin për Dardanët.
Postimi i futbollistit Fisnik Asllani nw facebook (14.11.2026):
"🇽🇰 DITA E KOSOVËS! 💙💛
🏆 UEFA Nations League
🇽🇰 Kosovë 🆚 Izrael 🇮🇱
📅 14 nëntor 2026
⏰ 15:00
🏟️ Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
🔥 Një komb. Një zemër. Një qëllim. FITORJA!
💪 Për Kosovën, deri në fund! Forca Dardanë! 🇽🇰 "










