Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para përballjes me Izraelin, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, dardanët kanë punuar në detajet e fundit taktike, në prag të kësaj ndeshjeje tejet e rëndësishme.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), atmosfera në kampin e përfaqësueses është shumë e mirë, ndërsa futbollistët janë të motivuar dhe të përqendruar për sfidën e radhës.
Ndeshja Kosovë – Izrael zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00, ku dardanët do të kërkojnë të japin më të mirën para tifozëve.
Njoftimi i plotë i FFK (13.11.2026):
“Dardanët gati për sfidën e nesërme!
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë për të punuar në detajet e fundit taktike dhe për të përgatitur ekipin për këtë përballje të rëndësishme.
Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë, me futbollistët të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht për këtë ndeshje.
Nesër, të gjithë së bashku në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosovë – Izrael | 15:00”










