Fitorja e Austrisë ndaj Irlandës me rezultat 1:0 sjell një lajm të mirë për Kosovën, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme shpresave të Dardanëve në garën për kualifikim.
Austriakët e kryen detyrën e tyre, duke marrë tri pikët përballë irlandezëve dhe duke lënë Kosovën me një arsye më shumë për të besuar në ëndrrën e saj.
Tash topi kalon në këmbët e Kosovës. Dardanët kanë mundësinë që këtë rezultat ta shfrytëzojnë në favorin e tyre, në momentin vendimtar në Dublin.
Fitorja austriake nuk e zgjidh garën, por krijon një mundësi të vlefshme për Kosovën, e cila tashmë duhet të përqendrohet te sfida e saj dhe të kërkojë rezultatin që do ta afronte edhe më shumë me objektivin.










