Futbollisti i FC Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ahmeti u dallua në fitoren e Prishtinës në udhëtim ndaj FC Ballkanit në Suharekë, duke shënuar golin vendimtar të ndeshjes dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme në kampionat.
Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, për futbollistin më të dalluar të secilës xhiro.
Përzgjedhja e Rin Ahmetit për këtë çmim është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Njotimin e plotë të FFK-së:
“ YLLI I JAVËS – XHIRO 10
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së dhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Rin Ahmeti, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij në udhëtim ndaj FC Ballkanit në Suharekë.
Ahmeti realizoi golin vendimtar të takimit, duke i siguruar FC Prishtinës tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës kryeqytetase në një përballje të rëndësishme të kampionatit. Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Urime Rin, për këtë vlerësim!”










