Basketbollisti i Rahovecit 029, Mika Adams, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pas një paraqitjeje fantastike në parket.
Adams shkëlqeu me statistika mbresëlënëse, duke regjistruar 31 pikë, 6 kërcime dhe 10 asistime, për të përfunduar me indeksin e efikasitetit prej 35.
Me këtë paraqitje të shkëlqyer, lojtari i Rahovecit 029 u dallua si një nga figurat kryesore të javës së pestë të elitës së basketbollit kosovar, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skuadër.
Lajmi për shpalljen e Adamsit MVP të javës është bërë i ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës
“ MVP i javës së pestë – Mika Adams Mika Adams i Rahovecit 029 shpallet lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së pestë të ProCredit Superligës, pas një paraqitjeje fantastike!
31 pikë 6 kërcime 10 asistime Indeksi 35”, njofton FBK.










