Lajmet

    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi

    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi
    July 05, 2026
    1 min lexim

    Sulmuesi Erling Haalanda ka zhvilluar një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme në këtë Kupë Bote.

    Haaland shënoi dy golat e fitores së madhe 2:1 të Norvegjisë kundër Brazilit të dielën mbrëma.

    Golin e parë Haaland e shënoi në minutën e 79-të, kurse golin e dytë në minutën e fundit të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “MetLife” të New Jersyt.

    Me dy golat e shënuar ndaj brazilianëve, Haaland ka barazuar Lionel Messin dhe Kylian Mbappen me shtatë gola.

    Golin e vetëm për Brazilin e shënoi Neymar. Ai realizoi nga penalltia në minutën e dhjetë shtesë.

    Me fitore, Norvegjia është kualifikuar në çerekfinale të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Ndeshja nisi furishëm. Fillimisht norvegjezët rastin e tyre të parë e shndërruan në gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje.

    Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.

    Për pesë herë kampionin e Botës, Brazilin, mbyllet një tjetër turne pa arritur sukses.

    Për herë të fundit Brazili u shpall kampion Bote në vitin 2002.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Meksika “magneti” i kartonëve të shpejtë, rastësia e rrallë e Botërorit 2026
    Futboll

    Meksika “magneti” i kartonëve të shpejtë, rastësia e rrallë e Botërorit 2026

    6 orë më parë
    Bellingham i siguron "Tre Luanëve" fitoren ndaj Meksikës
    Futboll

    Bellingham i siguron "Tre Luanëve" fitoren ndaj Meksikës

    7 orë më parë
    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale
    World Cup 2026

    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale

    9 orë më parë
    Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të lojtarit amerikan
    Futboll

    Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të lojtarit amerikan

    20 orë më parë
    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi
    Lajmet

    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi

    22 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim
    Lajmet

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim

    1 ditë më parë
    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve
    Lajmet

    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve

    1 ditë më parë
    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?
    Lajmet

    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?

    1 ditë më parë
    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë
    Lajmet

    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë

    2 ditë më parë