Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 62:66, njofton Federata e Baketbollit të Kosovës (FBK).
Skuadra nga Gjakova kështu i dha fund serisë prej pesë humbjesh radhazi, duke regjistruar fitoren e dytë këtë edicion në kampionatin e Kosovës.
Meritën kryesore për këtë sukses e kishte Amari Kelly, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer me 29 pikë dhe 16 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Ardian Ibishi, që e mbylli ndeshjen me 10 pikë dhe 14 kërcime.
Në anën tjetër, te Sigal Prishtina më efikasi ishte Ajiri Johnson me 17 pikë dhe gjashtë kërcime.
Me këtë fitore, Vëllaznimi merr një rezultat të rëndësishëm në kryeqytet, duke rikthyer buzëqeshjen pas një serie të vështirë në kampionat.
Njoftimi i plotë i FBK-së (13.11.2026):
“Vëllaznimi triumfon në kryeqytet!
Në një ndeshje të luftuar deri në çastet e fundit, Vëllaznimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 62:66, duke ndërprerë serinë prej pesë ndeshjeve pa fitore dhe duke regjistruar triumfin e dytë sezonal.
Amari Kelly ishte i pandalshëm te gjakovarët me 29 pikë e 16 kërcime, ndërsa Ardian Ibishi kontribuoi me 10 pikë e 14 kërcime. Te Sigal Prishtina u dallua Ajiri Johnson me 17 pikë e 6 kërcime.”










