Vedat Muriqi ka marrë falënderime nga UEFA për një gjest para ndeshjes së Fenerbahçes me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve.
Nga tollovia në korridor, fëmija që duhej ta shoqëronte Mason Greenwoodin mbeti prapa, ndërsa Greenwoodi kishte dalë tashmë në fushë.
Kapiteni i Kosovës e mori fëmijën me vete dhe e mbajti para vetes gjatë himnit.
Sipas mediave turke, UEFA i dërgoi Fenerbahçes një letër ku kërkoi falje për gabimin organizativ dhe e falënderoi Muriqin.
Në atë ndeshje, Muriqi shënoi golin e vetëm në minutën e 56-të. Me këtë fitore, Fenerbahçe arriti në tetë pikë.










