Ndeshja Kosovë-Angli i ka tejkaluar pritshmëritë ende pa u luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Kjo pasi atmosfera para lojës është e mahnitshme.

“Mirëseardhja më e mirë që kam pranuar ndonjëherë kudo ku kam qenë. Vend i shkëlqyeshëm”, kështu shkruan një tifoz anglez në Twitter.

E shkrime të tilla ka shumë në rrjetet sociale.

Mikpritja që kosovarët ia bënë anglezëve, i ka lënë të habitur këta të fundit.

“Mikpritja në Kosovë është e pabesueshme. Pronari i apartamentit që kemi rezervuar ka thënë që mund të qëndrojmë falas për kohëzgjatjen e udhëtimit tonë, sepse jemi nga Anglia dhe na ka blerë 4 birra”, ka treguar një fans tjetër anglez.

Ndërsa për mikpritjen e kosovarëve kanë shkruar mediat më të mëdha në botë.