E përdishmja britanike Daily Mail shkruan se yjet e Premier Leagues po refuzojnë të kthehen te skuadrat e tyre nga frika e koronavirusit.

Raportohet se lojtarët kanë shprehur privatisht te kryetrajnerët rezervën e tyre të madhe për rikthimin në punë javën e ardhshme.

Gjatë 48 orëve të ardhshme do të mbahen video-konferenca me synim për të njoftuar lojtarët për protokollet shëndetësore dhe të sigurisë.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Aty lojtarët do ta kenë mundësinë për të shprehur shqetësimin e tyre për t’iu kthyer ndeshjeve. 

Të hënën qeveria britanike ka lejuar rikthimin e aktiviteteve sportive në vend pa shikues, duke filluar nga 1 qershori.

Mund të ju interesoj