Mërgim Berisha ka shënuar gol për Kombëtaren e Gjermanisë U-21 kundër Moldavisë, raporton VAR Kosova.

Berisha ka shënuar gol në minutën e dhjetë të ndeshjes për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2021”.

Ndryshe, Berisha është pjesë e RB Leipzigut, derisa ka regjistruar tri paraqitje me të rinjtë e Gjermanisë. /VARKosova/