Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk është i kënaqur aspak me rezultatin. Challandes në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Moldavinë, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën e ndeshjes së sontme e cila përfundoi me rezultat baras 1:1, shkruan VAR Kosova.

Challandes ka deklaruar se nuk ka nevojë për panikë dhe se është vetëm fillimi i edicionit të Ligës së Kombeve.

“Nuk mund të jem i lumtur aspak me rezultatin dhe me mënyrën se si kemi luajtur, ani pse e kemi nisur ndeshjen mjaft mire. Pësuam një gol dhe pastaj gjithçka shkoi keq. Nuk ka nevojë për panik, është vetëm fillimi i kampanjës”, deklaroi Challandes.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71-të, ai u asistua nga Valon Berisha.

Ylli i “Dardanëve” në ndeshjen e sotme luajti në pozitën e qendërsulmuesit në mungesë të Vedat Muriqit, përkundër që Atdhe Nuhiu ishte i gatshëm për lojë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Itali, e vlefshme për Grupi 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” renditen në pozitën e dytë me një pikë.

Një plus i madh është se edhe ndeshja tjetër ka përfunduar baras ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë.

Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/