Manchester City dhe Benfica kanë mbyllur marrëveshjet për Ruben Dias dhe Nicolas Otamendi, shkruan VAR Kosova.

Ruben Dias do të transferohet në Man City, ndërsa si pjesë e marrëveshjes është edhe mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi, i cili do të shkojë në skuadrën portugeze.

Pas negociatave të gjata, është arritur marrëveshje për transferimin e portugezit Ruben Dias në Premierligë.

Manchester City në anën tjetër pagoi 68 + 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ruben Dias.

Otamendi i kushtoi Benficas 15 millionë euro.

Kjo lëvizje e Cityt, nuk është aspak sinjal i mirë për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Sipas të gjitha gjasave, City nuk do ta transferojë mbrojtësin senegalez të Napolit, Kalidou Koulibaly, pas negociatave tejet të vështira me napolitanët, krejt kjo për shkak të hatër mbetjes së anglezëve për shitjen e Jorginhos në Chelsea nga Napoli, para dy sezoneve.

Në rast të qëndrimit të Koulibaly, atëherë Rrahmani do të ketë minuta dukshëm më pak, pasi para tij në formacionin startues janë mbrojtësi Maksimovic dhe Kostas Manolas, duke mos e harruar edhe mbrojtësin senegalez.

Pra, Rrahmani mund të mbetet zgjedhja e tretë e trajnerit italian të Napolit, Genaro Gatussos.

Afati kalimtar mbyllet më pesë tetor, duke mbetur edhe disa ditë kohë për shitjen e Koulibaly, pasi dje u raportua se PSG ka filluar kontaktet me Napolin për transferimin e tij. /VAR Kosova/