Shqipëria është tejet e interesuar që ta veshë kuqezi mesfushorin nga Kosova, Lorik Emini, shkruan VAR Kosova.

Sipas gazetarit të SuperSport Kosova, Lorik Emini po kërkohet me këmbëngulje nga Shqipëria por ai ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Megjithatë menaxheri i futbollistit, Gezim Ibrahimi ia ka bërë të ditur menaxherit të Kosovës, Bajram Shala se Emini ka vendosur tashmë që të luajë për ‘Dardanët’.

Emini, 21 vjeçar, është pjesë e klubit FC Luzern dhe luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

Këtë sezon në Superligën e Zvicrës ka bërë një paraqitje.

Vlera e Eminit në tregu ne futbollistëve është rreth 400 mijë euro./VAR Kosova/

Më poshtë statusin e plotë të Arlind Sadikut:

Shqipëria insiston me këmbëngulje për Lorik Emini, por ai e ka zgjedhur Kosovën

Mesfushori i Luzernit, Lorik Emini është një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar në qarkullim.

 Pas paraqitjeve të mira në Zvicër, Kombëtarja shqiptare e ka kërkuar 21 vjeçarin.

Megjithatë menaxheri i futbollistit, Gezim Ibrahimi ia ka bërë të ditur menaxherit të Kosovës, Bajram Shala se Emini ka vendosur tashmë që të luajë për ‘Dardanët’.

Trajneri Bernard Challandes e ka ftuar mesfushorin për dy ndeshjet e Ligës se Kombeve kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Por, ende është në pikëpyetje nëse do të grumbullohet.