Trajneri dhe analisti, Erdin Hashani, ka komentuar javën e parë të Superligës.

Ai ka deklaruar se Besa e Pejës do ta prish Superligën, për shkak se nuk ka cilësi të njëjta me skuadrat tjera.

Besa në xhiron e parë humbi nga Ballkani me rezultat 4:1.

“E mira e krejt kësaj është që filloi kampionati, në Superligë nuk ka kundërshtarë për t’u nënçmuar e as Arbëria që ka sjell lojtarë të shumtë. Besaa mendoj se e ka prish Superligën dhe nuk ka cilësi me skuadrat tjera. Drenica, Trepça ’89 dhe Arbëria, kanë dallim me gjashtë skuadrat tjera, të cilat do ta bëjnë një garë interesante për kreun e tabelës”, tha ndër të tjera Hashani në Sportin Total në KTV.

Ai komentoi edhe tre golëshin e Bedri Grecës së Feronikelit të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit. “E patëm diskutuar që kur u nda me Gjilanin pati thënë se nuk ka atmosferë tek klubi i Gjilanit. T’ia shënosh Gjilanit tri gola, nuk është pak, dhe kjo tregon se ata kanë gabuar që e kanë lëshuar”, shtoi Hashani.

Feronikeli mundi Gjilanin 4:0 në derbin e javës së parë.