Talenti shqiptar, Sherif Kallaku është duke shkëlyqer në kampionatin kroat me klubin e Lokomotivës së Zagrebit. Kallaku këtë verë u transferua dhe adaptimi për të duket se ka qenë tejet i lehtë, shkruan VAR Kosova.

Kallaku të premtën (dje) shënoi gol në humbjen e Lokomotivës së Zagrebit nga Sibenik me rezultat 3:2.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë të Lokomotivës në ndeshje, atë të barazimit në minutën e 33-të.

Ai pranoi topin në mesfushë duke kaluar dy futbollistët e mbrojtës për ta mposhtur porterin kundërshtar me një goditje të bukur me këmbën e majtë.

Talenti, 22 vjeçar, deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje në kampionatin kroat duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim.

Kallaku në Lokomotivë ka gjetur bashkëatdhetarët si Jon Mersinaj, Enis Cokaj dhe Indrit Tucin.

Në Lokomotivë u transferua nga Teuta e Durrësit. /VAR Kosova/