Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, të hënën do të bëj testet mjekësore para se të zyrtarizohet si futbollist i klubit italian, SS Lazio.

Lazio në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar zyrtarizimin e Muriqit dhe kjo ka bërë që të “pushtohet” nga tifozët turk të cilët e kanë idhull Muriqin.

Qindra komente me fotografi të “bishës” nga Prizreni me fanellën e Fenerit, duke ia bërë me ditur Lazios se për çfarë futbollisti bëhet fjalë.

Muriqi, 26 vjeçar, sezonin e kaluar ishte transferuar në Fenerbahce, duke realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Ish sulmuesi i Lirisë së Prirzenit sezonin që shkoi shënoi 17 gola në Superligën e Turqisë.

Lazio ka paguar 18 milionë euro në drejtim të Fenerbahces për të siguruar shërbimet e Muriqit.

Muriqi tashmë ka pranuar ofertën e Lazios dhe ka mbyllur gjithçka me klubin turk Fenerbahce, madje tash e disa ditë ka udhëtuar në Romë. /Insporti.com/