Amir Rrahmani ka filluar aventurën me klubin e madh italian, Napoli. Rrahmani muaj më parë siguroi kontratën me Napoli dhe nga një qershori i është bashkuar skuadrës së trajnerit Genaro Gattuso, shkruan VAR Kosova.

Rrahmani dje është paraqitur për herë të parë me fanellën e Napoli në një ndeshje. Ai në shpinë këtë sezon do të bartë numrin 33.

Në fotografitë e postuara nga Rrahmani në “Facebook”, shihet se ai do ta mbajë numrin 33 në fanellë.

Ndryshe, Rrahmani u transferua këtë verë te Napoli nga Hellas Verona për 14 milionë euro.

Skuadra e Gennaro Gattusos është përballur me Pescaran në “Stadio Sa Paolo”.

Këtë ndeshje, skuadra napolitane e fitoi me rezultat të thellë, 4:0.

Serie A do të fillojë fundjavën e ardhshme. /VAR Kosova/