Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me derbin Feronikeli – Gjilani, ndeshje e cila do të zhvillohet në Drenas, shkruan VAR Kosova.

Feronikeli dhe Gjilani do të nisin edicionin e ri me ambicie për titull të kampionit.

Në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit dy skuadrat do të kërkojnë maksimumin e pikëve, për të nisur kështu mbarë kampanjën e edicionit 2020/21.

Drejtësinë e ndeshjes do ta ndajnë Besfort Kasumi me asistentët e tij Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë Burim Jahmurataj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndeshja nis nga ora 13:30 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.