Reprezentuesi i Kosovës, Jetmir Topalli, është në bankën rezervë të Yeni Malatyasporit për ndeshjen kundër Trabzonsporit, shkruan VAR Kosova.
Topalli është ftuar nga trajneri Hamza Hamzaoglu dhe do të jetë i gatshëm, në rast se do të përdoret në pjesën e dytë.
Mesfushori sulmues në kampionatin turk debutoi në javën e parë, duke u inkuadruar nga banka rezervë.
Mbetet të shihet se a do të ketë minuta sonte për ish futbollistin e Ballkanit.
Malatyaspori do të luajë në udhëtim kundër Trabzonsporit me fillim të orës 18:00. /VARKosova/




























