Berat Gjimshiti shumë lehtë mund të ndërrojë ambient në ditët e fundit të afatit kalimtar, shkruan VAR Kosova.
Për shërbimet e mbrojtësit shqiptar janë duke u interesuar dy klubet e mëdha të Evropës, AC Milan dhe Ajax.
Sipas medies italiane “Tuttomercatoëeb” raporton se 27-vjeçari po studiohet si mundësi e mirë për të plotësuar boshllëkun e krijuar së fundmi në repartin e mbrojtjes së kuqezinjve dhe holandezëve.
“Tuttomercatoëeb” zbulon se “djajtë” e Milanit janë vënë seriozisht pas reprezentuesit shqiptar.
Mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet për të negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm në “San Siro”.
Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë rikthimin në Champions dhe Berat Gjimshiti duket i duhuri për t’i ndihmuar në objektivin e tyre.
Por Milani nuk është i vetmi që është vënë pas futbollistit shqiptar, pasi interesimi ekziston edhe nga Ajax.
Emri i tij pëlqehet te të dyja klubet, por lojtari është ende nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2022.
Afati kalimtar i transferimeve përfundon më 5 tetor.
Futbollisti shqiptar ka spikatur në dy sezonet e fundit me ekipin bergamesk duke arritur rezultate madhore në Itali dhe Europë, ku sezonin e kaluar arriti deri në Ligën e Kampioneve. /VAR Kosova/



























