Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Fulham – Arsenal, shkruan VAR Kosova.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë do të jetë futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka siguruar vendin në formacionet e trajnerit spanjoll Mikel Arteta.

Ndërsa, mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Arsenal luan në udhëtim kundër Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Premierligë.

‘Gunners’ synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri, pas disa përforcimeve të bëra. Ëillian ish sulmuesi i Chelseat është nga minuta e parë së bashku me mbrojtësin brazilian Gabriel.

Në anën tjetër, Fulham në krye me trajnerin Scott Parker do të mundohen të bëjnë befasinë e parë të sezonit.

Fulham: Rodak; Odoi, Hector, Ream, Bryan; Reed, Cairney; Kebano, Onomah, Cavaleiro; Kamara.

Arsenal: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerin, Elneny, Xhaka, Maitland-Niles; Willian, Lacazette, Aubemayang;

/VAR Kosova/