Kombëtarja e Anglisë U-21 sonte në mbrëmje do të zhvillojnë sërvitjen e fundit para përballjes me Kosovën. “Tre Luanët” me fillim të orës 19:00 do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar stërvitjen, shkruan VAR Kosova.

“Tre Luanët” do të jenë pa shërbimet e talentit të Chelsea, Recce James i cili për shkak të lëndimit nuk do të mund të paraqitet.

Përzgjedhësi anglez, Aid Boythroad për ndeshjen me Kosovës ka ftuar yje të klubeve të Premier Ligës, siç janë Callum Hudson – Odoi (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal) dhe Jude Bellingham pjesë e Borussia Dortmund.

Anglia dhe Kosova do të përballen nesër nga ora 19:00 dhe për të dyja skuadrat pikët janë tejet të vlefshme pasi janë në kërkim të kualifikimit.

Kosova pas pesë ndeshjeve gjendet në pozitën e 3-të në tabelë me 6 pikë, derisa Anglia e para me 4 ndeshje ka 12 pikë.

Të kujtojmë se kjo është ndeshja e dytë që ballafaqohen ndërmjet  dy kombëtareve.

Në takimin e parë të luajtur në Angli, Kosova pati pësuar humbje me rezultat 2:0. /VAR Kosova/