Një tifoz nga Prishtina ka qenë tejet me fat në mbrëmje e së shtunës. Vërshim Kastrati ka arritur ta takojë talentin e Anglisë dhe të Arsenalit, Bukayo Saka pas ndeshjes Kosovë – Anglit, të cilën e fituan “Tre Luanët” me rezultat të thellë 0:6, shkruan VAR Kosova.

Në këtë ndeshje të pranishëm ishin yjet e njohura angleze si Eddie Nketiah, Bukayo Saka, Reis Nelson, Callum Hudson-Odoi dhe të tjerë.

Vërshim Kastrati me anë të rrjetit social “Tëitter” ka shkruar se Saka i ka dhënë atij fanellën, derisa është shprehur tejet i entuziazmuar.

“Një dhuratë e pa çmim nga një person i mrekullueshëm dhe një futbollist i talentuar si Bukayo Saka. Kurrë nuk do ta harroj çfarë bëtë për mua vëlla”, ka shkruar Kastrati në “Tëitter”.

Këtë postim të Kastratit e ka parë edhe vetë Saka, i cili e ka shpërndarë në profilin e tij.

Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret për “Euro 2021”. /VARKosova/