Dy skuadrat më të mëdha në La Liga, Real Madrid dhe Barcelona, kanë humbur ndeshjet e javës së gjashtë.

Real Madrid u mposht nga skuadra që ka hyrë këtë edicion në La Liga, Cadiz, me rezultat 0-1.

Pak orë më vonë, me të njëjtin rezultat humbi edhe rivali kryesor i Realit për titull, Barcelona.

Lionel Messi me shokë u mposht nga Getafe, pas një goli të shënuar nga pika e bardhë.

Jaime Mata ishte i saktë nga pika e bardhë, për t’i dhënë fitoren skuadrës vendase./VAR Kosova/