Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha ishte në top formë në fitoren e Akhamat Groznyt ndaj  Ufas.

Golin e parë e shënoi Bernard Berisha në minutën e 14-t nga pika e bardhë.

Ndërkaq, Berisha nuk u ndal me kaq duke asistuar në golin e dytë dhe e shënoi e fundit të ndeshjes.

Futbollisti i Kosovës asistoi te goli i Iljin në minutën e 68-të si dhe realizoi sërish në minutën e 77-të.

Ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit rus, Akhmat Grozny e fitoi me rezultat 3:1.

Ky është goli i katërt sezonal për futbollistin pejan në kampionatin elitar rus.