Në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës zhvillohet sfida e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Besës dhe Llapit.

Ndeshja zhvillohet sot (e martë) me fillim në ora 14:00, ndërsa të dyja këto skuadra nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri në elitën e futbollit tonë.

Ekipi nikoqir ka arritur vetëm një fitore në këtë fillimsezoni, ndërsa i ka humbur pesë, ashtu që numëron tri pikë.

Nga ana tjetër, mysafirët ndodhen në fund të tabelës dhe akoma nuk e kanë shijuar fitoren. Nga pesë ndeshje të zhvilluara kanë regjistruar një barazim dhe katër humbje, ashtu që kanë vetëm një pikë.

Formacioni startues i Besës: Haxhijaj, Sekiç, Papuqi, Da Silva, De Paula, Sheqerolli, Halil, Rajoviç, Tahir, Syla, Xhaka.

Formacioni startues i Llapit: Shala, Prençi, Idrizi, Ramadani, Emini, Selmani, Hoti, Januzi, Sadriu, Peposhi, Ramadani.