Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin, Atdhe Nuhiu kanë mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Challandes ka deklaruar se është gati për sfidën me Maqedoninë, ashtu edhe futbollistët e tij, raporton Insporti.com.

“Ka mundësi që të realizojmë ëndrrën. Nuk është situatë përfekte për ne, por në këtë situatë Kosova ka shfaqur si skuadër, si popull dhe si shtet ka treguar se dinë të përballojë kësi situata. Ne jemi gati për këtë sfidë, jam gati edhe unë, ne kemi mundësi të kualifikohemi. Ne i dimë saktësisht kualitetet e Maqedonisë.

Me Vedat Muriqin, Milot Rashicën apo pa këta, unë dua të luajë me tifozë, sepse stadiumi i mbushur të jep energji, normalisht do të preferoja që ndeshja të zhvillohej me tifozë, por jemi në këtë situatë dhe duhet ta pranojmë”

“Dardanët” për sfidën më të rëndësishme do të jenë pa shërbimet e Vedat Muriqit, Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut, Idriz Vocës dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë edhe kapiteni Amir Rrahmani.

Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut me fillim të orës 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.