Tottenham nuk ka arritur që të marr tri pikë si vendas përballë skuadrës West Ham United.

Ndonëse skuadra e Jose Mourinhos ishte duke fituar 3-0, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin dhe atë në mënyrë spektakolare.

27-vjeçari Manuel Lanzini, shënoi në minutën e 4-të shtesë për rezultatin përfundimtar 3-3.

Tottenham i shënoi tre golat në fillim të ndeshjes. Son në minutën e parë dhe Harry Kane në minutat 8 dhe 16-të.

Në këtë ndeshje debutojë edhe uellsiani Gareth Bale.