Kombëtarja e Kosovës është duke i zhvilluar të gjitha përgatitjet para ndeshjes jetike me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, përmes të cilës synon të sigurojë biletën për Kampionatin Evropian “Euro2021”, shkruan VAR Kosova.

Futbollistët e Kosovës sot në orët e mëngjesit janë testuar për koronavirus. Gjatë procedues së testimit, i pa evitueshëm ishte momenti kur mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda do të testohej.

Vojvoda përsëri nuk pasur durimin e duhur gjatë testimit dhe dukej i frikësuar gjatë marrjes së mostrës në hundë.

Reprezentuesi  “dardan” edhe më parë ka bërë një sjellje të tillë gjatë testimeve për koronavirus.

Ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili e ka publikuar momentin e testimit të Vojvodës në rrjetin social Instagram.

Kosova dje zhvilloi stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja me Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet të enjten më tetë tetor në Shkup. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/stories/mergimvojvoda27/2413821136678998567/?utm_source=ig_story_item_share&igshid=vtgl0mzdfuun&fbclid=IwAR03bteQ3d4uwNRsc412j-PG6Q-fx1J9V99q9XRJjszXKIqcTiz-aoBI8oQ