Shumë yje të sporteve të ndryshme nëpër botë kanë qenë dhe janë të infektuar me koronavirus.

Së fundmi, është ish-ylli brazilian i futbollit, Ronaldinho i cili është infektuar me virusin korona.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, derisa ka thënë se ai nuk ka simptoma dhe gjendja e tij shëndetësore është normale.

Ronaldinho është vendosur në izolim për të paktën 10 ditë.

Kujtojmë se, Ronaldinho cilësohet si njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të mëdha si, Paris Saint Germain, Barcelona e Milan.