Tifozi shqiptar i Liverpoolit nga Kosova, Valon Rexhepi ka pagëzuar të birin e tij me emrin e legjendës së futbollit anglez, Steven Gerrard.

Rexhepi pasionin e tij të madh për klubin anglez dhe ikonën e klubit, Gerrard ka bërë që t’ia vë emrin të birit të  sapolindur, Gerrard Rexhepi.

Valoni për “Dueli Sportiv” ka treguar se këtë vendim e ka pasur të lehtë, pasi është mbështetur edhe nga familja e tij dhe bashkëshortja.

Po ashtu, në rast se foshnja do të ishte vajzë përsëri do të ishte një emër në lidhje me klubin anglez.

Emri do të ishte shkurtesa e himnit të tifozëve “You will never walk alone”, YNWA.

Ky nuk është rasti i parë në Kosovë, pasi edhe një tifoz i Arsenalit ka bërë një gjë tillë më parë.

Në Kosovë, futbolli anglez gëzon popullaritet të madh duke bërë që dashuria e tyre ndaj klubeve angleze të shprehet në këto mënyra.

https://www.facebook.com/watch/?v=651829635699128