Arsenali ka shënuar fitore ndaj Moldes me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Fillimi i ndeshjes nuk solli edhe aq shumë raste, ku të dy skuadrat nuk rrezikonin shumë.

Por ndeshjen ishte Molde qe e hapi ndeshje. Zhvillohej minuta a 22-të, kur Martin Ellingsen me një goditje të bukur nga distanca shënoi për 1-0 në të mirë të norvegjezëve.

Arsenali e barazoi rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë, Kristoffer Haugen, shënoi auto gol (1-1).

Në pjesën e dytë londinezët treguan kualitetin dhe fituan ndeshjen.

Sërish ishte një autogol që ua dha epërsinë Arsenalit. Sheriff Sinyan shënoi në portën e tij për 2-1.

Në minutën e 70-të, Arsenali hipotekoi fitoren. Nicolas Pepe shënoi për 3-1.

Krejt në fund të ndeshjes erdhi edhe goli i katërt për Arsenalin. Pepe pasoi te Willock që shënoi për 4-1.

Arsenali ka 9 pikë nga tri ndeshje dhe është lider në grup.