Barcelona përveç krizës në rezultate, është edhe në krizë të madhe financiare. Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font, ka deklaruar se klubi është në krizë të madhe financiare, shkruan VAR Kosova.
Font mendon se klubi rrezikon falimentin. Ai ka folur në lidhje me situatën e katalanasve dhe beson se asgjë nuk është në vendin e duhur.
“Për një kohë të gjatë ne kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. COVID-19 ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, po ashtu dhe në sport. Kemi parë se si klubi po sillet në mënyrë jo të mirë dhe ka probleme në organizim. Rreziku i madh? Barcelona mund të shkojë drejt një falimenti ekonomik dhe moral. Game Over”, deklaroi ai për mediet spanjolle, transmeton VAR Kosova.
Ditë më parë Josep Bartomeu u largua nga pozita e presidentit për shkak të problemeve me Lionel Messi dhe krizës së rezultateve në sezonet e fundit./ VAR Kosova/



























