Ndeshja e zhvilluar në “Elland Road” ndërmjet Leeds United dhe Arsenalit përfundoi me rezultatin baras pa gola, shkruan VAR Kosova.

Edhe pse përfundoi pa gola, ky barazim pa gola nuk ishte prej atyre që nuk dhuroi shou, pasi ishte një ndeshje me ritëm të lartë dhe me raste.

Futbollistët e trajnerit argjentinas, Marcelo Bielsa “El Loco” dominuan skuadrën e Arsenalit me raste ashtu edhe me posedim të topit.

Për 90 minuta, skuadra e Leeds tentoi golin e Arsenalit 24 herë ndërsa londinezët vetëm nëntë herë. Katër tentime përfunduan në kornizën e portës së mysafirëve nga Londra.

Kontrollin e topit në këmbët e tyre e kishin rreth 66 për qind të kohës, duke e “shkelur” mesfushën e Arsenalit.

Leeds ishte pa fat në këtë ndeshje, pasi goditi dy herë shtyllën e portierit gjerman Berd Leno.

Fillimisht e goditi sulmuesi spanjoll Rodrigo, e më pas edhe Patrick Bamford në pjesën e dytë.

Leedsit i mungoi goli për ta fituar këtë ndeshje, të cilën me statistika e ka fituar.

Arsenali e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë pasi Nicolas Pepe u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë, pasi goditi në kokë Ezgjan Alioskin. /VAR Kosova/