Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur të marrë tri pikë shumë të vështira në Podujevë, pasi e mposhti Llapin me rezultat 1:2.

Në fakt, llapjanët ishin të parët që ishin në epërsi e më pas Drita arriti ta përmbysë këtë rezultat në pjesën e dytë, për t’i marrë tre pikët me vete në Gjilan.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi nga Podujeva janë ankuar në ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, duke pretenduar se atyre u është bërë e padrejtë në disa raste nga gjyqtari kryesor i takimit, Visar Kastrati.

Në mbrëmjen e sotme (e diel), Klubi i futbollit Llapi ka lëshuar një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të klubit, duke shkruar se do të mbajnë një mbledhje urgjente dhe do të shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar nga garat.

Kjo është komunikata e plotë:

“Komunikatë për shtyp

Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si kryesi dhe si familje qeë kemi investuar shumeë neë futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë meë me keëteë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme teë rikthehemi neë Ligën e Parë por ne nuk mundemi meë, ne do teë vazhdojmë teë investojmë neë futboll por jo neë keëteë kohë qeë për kundërshtarë në fushën e lojës kemi keëso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve”, thuhet në komunikatën e klubit nga Podujeva.